VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin në Filipine, shoku i tyre hap zjarr në shkollë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin në Filipine, shoku i tyre hap zjarr në shkollë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Një nxënës humbi jetën nga të shtënat brenda një shkolle të mesme katolike në Filipine, ndërsa autori i dyshuar i sulmit vrau veten, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi në ambientet e universitetit privat Ateneo në Zamboanga, në Mindanao-n perëndimore. Sipas policisë, nxënësi kishte hyrë në institucion i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë dhe kishte qëlluar brenda disa klasave. Përveç viktimës, të paktën dy nxënës të tjerë raportohet se janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivin e sulmit. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet e panikut në shkollë. Në video shihet tyta e armës ndërsa autori lëviz në korridor dhe më pas hyn në një klasë, ku hap zjarr. Nxënësit me uniforma shkollore shihen duke bërtitur dhe duke vrapuar drejt...