Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur në QSUT, me djegie në 50% të trupit

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur në QSUT, me djegie në 50% të trupit

Dy nga katër personat e dëmtuar nga zjarri i shkaktuar në një skaf në Porto Palermo ndodhen në QSUT, ku po marrin trajtim të specializuar. Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, dhe Mateo Merdanaj, 25 vjeç, po marrin trajtim në shërbimin e djegie- plastikës në QSUT.Lexo edhe :Related Posts Sipas burimeve, të dy kanë pësuar djegie në  rreth 50% të sipërfaqes së trupit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Porto Palermo, Himarë, teksa katër persona po punonin për riparimin e motorit të një skafi. Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar plagët më të rënda, ka treguar edhe momentet e para të ngjarjes teksa po transportohej me autoambulancë drejt Tiranës. “Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri shkëndijë dhe mori flakë...