Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që furnizoni Ukrainën me dronë
Rusia ka akuzuar Britaninë e Madhe se po zgjedh “qëllimisht përshkallëzimin e krizës në Ukrainë”, pasi u konfirmua se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur në sulmet e fundit ndaj objektivave ushtarake dhe industriale në territorin rus. Në një deklaratë, Ambasada Ruse në Londër paralajmëroi se veprimet e Britanisë “në mënyrë të pashmangshme do të kenë pasoja, për të cilat do të duhet të përgjigjet”. “Sa më e thellë të jetë përfshirja e saj në konflikt, aq më i lartë do të jetë çmimi që do të paguajë”, thuhet në deklaratë, pa u dhënë detaje se çfarë lloj masash apo kërcënimesh mund të ndërmarrë Moska. Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në thellësi të territorit rus, përfshirë Moskën dhe zona të tjera, duke synuar...
Burimi:
vizionplus.tv