Mos u mashtroni nga Vuçiçi/ Ekspertët nga SHBA: Vizita e Zelenskyt në Serbi shihet si manovër politike

Mos u mashtroni nga Vuçiçi/ Ekspertët nga SHBA: Vizita e Zelenskyt në Serbi shihet si manovër politike

“Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi është një lëvizje taktike e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe nuk dëshmon për shkëputje të Beogradit nga Moska” – Kështu vlerësojnë ekspertët amerikanë Ivana Stradner dhe Daniel Weinstein, në një analizë të publikuar në Kyiv Post. Sipas tyre, Vuçiq po përpiqet të ruajë balancën mes Rusisë dhe Perëndimit, duke shfrytëzuar vizitën e Zelenskyt për të forcuar imazhin e Serbisë në sytë e vendeve evropiane. Ekspertët amerikanë Ivana Stradner dhe Daniel Weinstein thonë se pritja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd nuk duhet të shihet si shenjë e një ndryshimi strategjik të Serbisë. Ata vlerësojnë se vizita e Zelenskyt i mundëson Vuçiqit të paraqitet para Perëndimit si një partner i rëndësishëm, pa qenë i detyruar të vendosë...