Kurti po i jep ‘armë’ Serbisë/ Analisti: Kriza po ushqen tezën se Kosova nuk di të bëjë shtet
Analisti Hermes Kafexhiu ka kritikuar qasjen politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk po arrin të ndërtojë kompromisin e nevojshëm për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Sipas Kafexhiut, rezultati i zgjedhjeve nuk mund të përkthehet automatikisht në kontroll të plotë të institucioneve, pasi realiteti parlamentar kërkon marrëveshje dhe bashkëpunim mes forcave politike. Ai vlerëson se bllokada institucionale dhe krizat e përsëritura politike po dëmtojnë Kosovën dhe po krijojnë një situatë që mund t’i shërbejë narrativës së Serbisë se shqiptarët e Kosovës nuk janë të aftë të ndërtojnë dhe funksionalizojnë shtetin e tyre. Kafexhiu thekson se në një shtet të ri dhe në një situatë të brishtë politike, kompromisi duhet të jetë pjesë e kulturës institucionale. Sipas tij, Vetëvendosje...
Burimi:
ntv.al