Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se partia e saj. Lëvisja vetëvendosje, pritet të zhvillojë së shpejti një takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës me synimin për të gjetur një emër që mund të marrë mbështetje për postin e presidentit. Deklarata e Haxhiut erdhi pas një takimi konsultues që ajo kishte thirrur me partitë parlamentare, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. Megjithatë, në këtë takim munguan tri prej partive kryesore opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, të cilat e refuzuan ftesën. LDK-ja ka deklaruar se nuk është e interesuar për një marrëveshje politike që do të sillte ndarjen e pushtetit në qeveri, por është e gatshme të diskutojë për një...
Burimi:
vizionplus.tv