Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali
Kombëtarja shqiptare U-21 po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për një tjetër aventurë të rëndësishme ndërkombëtare. Trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali. Në listën e teknikut kuqezi bëjnë pjesë futbollistë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, por edhe talente që e zhvillojnë eksperiencën e tyre jashtë vendit, duke i dhënë grupit një kombinim të rëndësishëm mes eksperiencës së fituar në futbollin vendas dhe asaj ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e lojtarëve vijnë nga ekipe të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në grup janë edhe futbollistë të angazhuar në akademi dhe ekipe të kampionateve europiane, përfshirë Holandën, Greqinë dhe Italinë. Në repartin e portës janë grumbulluar...
Burimi:
sportekspres.com