Tre ekipe shqiptare që luajnë për një vend në fazën e grupeve, njihuni me kalendarin e ndeshjeve “play off”

Tre ekipe shqiptare që luajnë për një vend në fazën e grupeve, njihuni me kalendarin e ndeshjeve “play off”

Tre ekipe shqiptare janë në garë për të qenë pjesë e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s. Me grupet e Ligës së Konferencës të siguruara, Egnatia do të provojë të ndjekë rrugën e Skënderbeut për tu kualifikuar në grupet e Ligës së Europës. Rrogozhinasit do të zbresin në fushë të enjten, më 20 gusht, duke nisur nga ora 19:00. Egnatia do të ndeshet me Lilestromin në shtëpinë e saj në fazën “play off” të Ligës së Europës. Ndërkohë, dy skuadra të tjera shqiptare do të luajnë në “play off” të Ligës së Konferencës. Bëhet fjalë për Dinamon dhe për Dritën. “Nëndetësja blu” pret më 20 gusht Pafosin, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa Drita luan në shtëpi, po më 20 gusht,  me Inter D’Escaldesin. /Sport Ekspres/...