FOTO-LAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në shesh thirrjet kundër kryeministrit dhe liderit të opozitës
Thirrjet që kanë artikuluar që në nisje të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, qytetarët, në këtë ditë të 79-të, i kanë gdhendur në bulevardin përpara Kryeministrisë. Ata kanë shkruar në shesh thirrjet e tyre për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të PD-së, Sali Berisha. “Rama burg, Berisha burg”, kanë shkruar qytetarët në Bulevardin përpara Kryeministrisë ndërsa vijon protesta e tyre.
Burimi:
sot.com.al