“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur një poster fushate në Tel Aviv me fytyrat e udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei , presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësit të Hezbollahut, Naim Qassem dhe kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zoran Mamdani . Me sfond të zi, në poster shkruhet me shkronja të mëdha: “Ata duan që Netanyahu të humbasë, mos i lini të fitojnë”. Netanyahu më pas e ripostoi vetë imazhin, duke shkruar: “Mos i lini të fitojnë”. Posteri shfaqet ndërsa partitë politike izraelite intensifikojnë aktivitetet e tyre të fushatës përpara zgjedhjeve vendimtare të 27 tetorit .
Burimi:
javanews.al