Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

Një zjarr pyjor ka shpërthyer në parkun kombëtar Velka Fatra, në Sllovaki, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3,5 hektarësh, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASR, duke cituar shërbimin zjarrfikës. Administrata e parkut kombëtar u ka bërë thirrje vizitorëve, përmes rrjeteve sociale, të shmangin zonën midis majave malore Skalna Alpa dhe Smrekovica. Në zonë janë angazhuar ekipe të zjarrfikësve profesionistë dhe vullnetarë nga rajonet përreth, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Parku kombëtar ndodhet në veri të Sllovakisë dhe shtrihet përgjatë kreshtës kryesore të vargmalit me të njëjtin emër. Zona është kryesisht e mbuluar me pyje dhe përbën habitat për arinjtë e murrmë, ujqërit, rrëqebujt, nepërkat dhe salamandrat e zjarrit. Velka Fatra është një nga nëntë parqet kombëtare të Sllovakisë.