Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin
Hamasi i është përgjigjur thirrjes së Donald Trump drejtuar Izraelit për të ndaluar sulmet ndaj Gazës. Hazem Qassem, zëdhënës i grupit militant, tha se kjo konfirmon “angazhimin e Trump ndaj marrëveshjes së armëpushimit”. “Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që të ushtrojë presion mbi qeverinë pushtuese që të zbatojë marrëveshjet e arritura për zbatimin e fazës së dytë të planit të paqes të Trump për Rripin e Gazës.” Armëpushimi në Gazë është shkelur vazhdimisht. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë dhe autoriteteve izraelite, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, më shumë se 1.200 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët. Hamasi zakonisht nuk publikon të dhëna për humbjet në radhët e veta.
Burimi:
vizionplus.tv