Goli i Shpendit nuk mjaftoi, ekipi i lojtarit shqiptar eleminohet nga Kupa e Italisë

Goli i Shpendit nuk mjaftoi, ekipi i lojtarit shqiptar eleminohet nga Kupa e Italisë

Empoli i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë që fazën e 1/64-ve. Skuadra italiane ka barazuar sot me shifrat 1-1 kundër Pizës, por këta të fundit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive. Duke nisur nga pjesa e dytë e ndeshjes në fushë ishte edhe Stiven Shpendi. Ky i fundit arriti të shënonte me sukses 11 metërshin e tij, por pa mundur të kualifikonte Empolin. Manjino dhe Saporiti gabuan në ekzekutimin e penalltive të tyre, duke sjellë kështu edhe eleminimin e toskanëve. Gjithashtu nga gara është eleminuar edhe binjaku i Stiven Shpendit, Kristjani. Çezena e tij u mposht me shifrat 3-0 ngq Sasuolo./Sport Ekspres/