Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 7 vatra ende aktive në territorin e vendit!

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 7 vatra ende aktive në territorin e vendit!

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit. Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Vatrat kryesore aktive: Mali i Dajtit, Tiranë: Operacioni vijon me forcat në terren dhe mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone...