Kryeredaktori turk kritikon lojën e Muçit: Kur ai është në fushë duket sikur Trabzonspori luan me frena dore

Kryeredaktori turk kritikon lojën e Muçit: Kur ai është në fushë duket sikur Trabzonspori luan me frena dore

Ernest Muçi ishte temë diskutimi në programin “Spor Gündemi” të transmetuar në “Haber61 TV” . Pjesë e panelit ishin kryeredaktori i “Haber61” , Tuncay Lakot, dhe ish-lojtari dhe trajneri i Trabzonsporit, Hamdi Z?val?o?lu. Lakoti kritikoi ritmin e Ernest Muçit. Sipas tij, Trabzonspori ngjason sikur luan me frenat e dorës ngritur kur sulmuesi  shqiptar është në fushën e lojës. “Kur Muçi është në fushë, është sikur Trabzonspori po luan me frena dore ngritur. Ata duhet të jenë më të rrjedhshë  në kalimet nga zona e dytë në të tretën, por në atë rast, është sikur nj? frenë dore po i ndalon”, ka thënë Tuncay Lakoti. Ndërkohë, Hamdi Z?val?o?lu deklaroi se: “Nuk është puna e Muçit, unë gjithmonë e them këtë. Muçi është një lojtar me cilësi...