Revolta e 79 kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Revolta e 79 kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në protestën e 79-të, kundër qeverisë. Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme. Qytetarët shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme. Kujtojmë se Diaspora shqiptare ishte e pranishme në protestën e mbajtur në datat 14, 15 dhe 16 gusht.