Detaje të reja nga vrasja në Ksamil, 21-vjeçari rezulton shtetas portugez

Detaje të reja nga vrasja në Ksamil, 21-vjeçari rezulton shtetas portugez

Turisti i huaj, i cili mëngjesin e kësaj të marte (18 gusht) u vra me thikë në Ksamil nuk është francez, por nga Portugalia. Kështu thotë policia, e cila në një informacion shtesë për ngjarjen hodhi poshtë atë që kishte njoftuar me parë, se viktima ishte francez. Madje edhe emri, nuk është Miguel Mendes, sic u njoftua në fillim. Fillimisht, bazuar në të dhënat paraprake, viktima ishte identifikuar si shtetas francez me inicialet M. M. Por pas vijimit të hetimeve dhe gjetjes së dokumentit të identifikimit, autoritetet kanë konfirmuar se viktima është shtetas portugez, me inicialet L. V., i lindur më 27 shtator 2005. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe përfshirjen e dy shtetasve turq, në automjetin e të cilëve u kap i dyshuari për vrasjen....