Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

Digjet autobusi pranë kalasë së Beratit, tymi mbulon zonën

Një autobus është përfshirë nga flakët në zonën e Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në autobus, ndërsa flakët kanë përfshirë mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës. Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar se çfarë shkaktoi zjarrin në autobus.