Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në territorin e vendit deri në orën 14:00, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera janë në monitorim. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, krahas forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe vullnetarëve. Dajti, Tiranë Në Dajt vijon operacioni për izolimin e flakëve, me angazhimin e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa vatra në Vakumone është izoluar. Gurë-Lurë, Dibër Zjarri në Gurë-Lurë është izoluar falë korridoreve të hapura nga strukturat operacionale. Puna...