Hapja e Urës së Ibrit, reagon edhe KE: Presim konsultime dhe koordinim mes komunave të prekura dhe qeverisë së Kosovës

Hapja e Urës së Ibrit, reagon edhe KE: Presim konsultime dhe koordinim mes komunave të prekura dhe qeverisë së Kosovës

Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe. Zëdhënësja e KE-së, Anita Hipper, tha në një konferencë për media më 18 gusht se qëndrimi i Bashkimit Evropian (BE) për urën është i qartë. “Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”, deklaroi Hipper. Duke folur për gjendjen aktuale, ajo rikujtoi se ura është...