Arbitrat shqiptarë do vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off të Conference League!
UEFA ka caktuar trupa shqiptare arbitrimi për të drejtuar dy sfida të vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League. Sfida mes Twente dhe Qarabağ do të zhvillohet të enjten, më 20 gusht, në orën 20:00, në stadiumin e FC Twente në Enschede, në Holandë. Në krye të këtij takimi do të jetë arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili do të ketë në krah si arbitra asistentë Rejdi Avdon dhe Mario Shazivarin. Roli i arbitrit të katërt i është besuar Emanuela Rustës, ndërsa në sistemin VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, me Albert Dodën si AVAR. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, një tjetër trupë shqiptare do të jetë në detyrë në Islandë, për sfidën Víkingur R. – Borac, që do...
Burimi:
javanews.al