Gjykata e Lartë britanike bllokoi ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Supremja pranon apelimin e Shqipërisë!
Drejtësia shqiptare ka hedhur një tjetër hap në këmbënguljen për të ekstraduar nga Anglia në Shqipëri pesë të dyshuarit nën akuzë për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulajt. Një zëdhënëse e Gjykatës Supreme në Londër i konfirmoi gazetarit Muhamed Veliu, se kjo gjykatë ka pranuar tashmë kërkesën e shtetit shqiptar për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila bllokoi ekstradimin. Janë Lord Lloyd-Jones, Lord Burrows dhe Lady Rose, tre anëtarët e Gjykatës Supreme angleze, të cilët i dhanë dritën jeshile drejtësisë shqiptare në kërkesën për apelim. Në muajt në vazhdim, kjo gjykatë do të shqyrtojë nëse ishte i drejtë vendimi i Gjykatës së Lartë në Londër, e cila e bllokoi ekstradimin me kërkesën e mbrojtjes, pasi Yvette Cooper, ish-sekretarja e shtetit për...
Burimi:
javanews.al