Vrasja e turistit në Ksamil, ndalohet një oficer policie i Gjirokastrës, punonte si roje sigurie në lokal

Vrasja e turistit në Ksamil, ndalohet një oficer policie i Gjirokastrës, punonte si roje sigurie në lokal

Moisid Matushaj, specialist hetimi në Kufirin e Gjirokastrës, dyshohet se ishte i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen dhe se ndihmoi autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Miguel Mendes në Ksamil, ngjarje për të cilën është arrestuar Sokrat Vata. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Moisid Matushajn, punonjës të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen dhe se ka ndihmuar Sokrat Vatën të largohej nga vendngjarja. Matushaj është specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Krahas detyrës në Policinë e Shtetit, ai punonte si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security”, ku punonte edhe Sokrat Vata. Përveç Matushajt, mësohet...