Bie zjarr në fshatin Çorrush të Mallakastës, digjet mbi 1 hektarë tokë
Një zjarr ka rënë në fshatin Çorrush, Bashkia Mallakastër. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike pranë kabinës. Bëhet me dije se flakët kanë djegur rreth 1 hektarë sipërfaqe, ndërsa zjarri ka dëmtuar mbi 15 pemë ulliri shekullore. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në terren dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Situata është vënë nën kontroll, por dëmi është i konsiderushëm.
Burimi:
gijotina.com