“Do vdesësh nga duart e mia”- I kërcënonte amerikanët nga Shqipëria, arrestohet 37-vjeçari! Rrezikon deri në 50 vite burgim!
Një person është vendosur nën akuzë pasi u dërgonte kërcënime të rënda me vdekje njerëzve në Nju Xhersi dhe Pensilvani të SHBA-ve. Një burrë që aktualisht jeton në Shqipëri, është akuzuar se u ka dërguar viktimave, përmes mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore, kërcënime me vdekje dhe mesazhe ngacmuese gjatë një periudhe prej më shumë se një viti. Jarvis Shabazz, 37 vjeç, u akuzua zyrtarisht të hënën për tetë akuza për kërcënime ndër-shtetërore dhe dy akuza për përndjekje kibernetike (cyberstalking), sipas prokurorit amerikan Robert Frazer. Në aktakuzë, prokurori amerikan deklaron se më 10 tetor 2022, Shabazz la një mesazh zanor ku kërcënonte se do të vriste një viktimë. Ai tha se do të “copëtonte trupat”. Një javë më vonë, ai la një tjetër mesazh zanor,...
Burimi:
javanews.al