‘S’e prisnim, ishte shumë e rëndë’/ Pushuesi: Donim të ndërronim vendin pas vrasjes
Një pushues ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit, Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Ai u shpreh se ishin shumë të trembur dhe donin të largoheshin nga vendi që kishin zgjedhur për pushime. “Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë’, u shpreh ai. ‘Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha ndër të tjera pushuesi.
Burimi:
syri.net