Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Poli Boriçin, 52-vjeçarin e arrestuar pas ngjarjes së ndodhur fundjavën e kaluar në një lokal në Elbasan, ku kanosi me armë zjarri 52-vjeçarin Ermir Kërtezi. Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e medias. Mësohet se Prokuroria ka ngritur ndaj Boriçit akuzat për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Para hetuesve, Boriçi ka mohuar se kishte synim të vriste Kërtezin. Sipas deklarimeve të tij, ai ka marrë armën për ta frikësuar, pasi pretendon se ndihej i kërcënuar prej tij. Ngjarja ndodhi në verandën e një lokali, ku 52-vjeçari Ermir Kërtezi u vu në shënjestër të Boriçit. Ky i fundit u arrestua nga Policia pas ndërhyrjes së menjëhershme, ndërsa fatmirësisht...
Burimi:
vizionplus.tv