Vrasja e turistit portugez/ Pushuesi: Jemi tronditur, donim të largoheshim
Një pushues ka rrëfyer momentet kur janë vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil. Autori i krimit të rëndë Sokrat Vata vrau me thikë, turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kjo ngjarje i ka tronditur, duke theksuar se kanë dashur të largohen nga vendi të cilin kishin zgjedhur për të kaluar pushimet. Më tej ai tha se gjatë natës ka pasur muzikë, ndërsa në mëngjes kanë gjetur vendin e rrethuar nga policia “Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë. Ne kemi ardhur me pushime për të...
Burimi:
ntv.al