Vrasja e turistit në Ksamil/ Zbardhen detaje tronditëse: Portugezi u fut për të ndarë sherrin…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga krimi i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku mbeti i vrarë me thikë një turist portugez, 20 vjeç. Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokët e viktimës, Luis Miguel Varela Mendes, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale. Sipas tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë disa persona. Në përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante. Por dëshmitarët...
Burimi:
syri.net