Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë luftën me flakët, s’ka rrezik për banesat
Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura. Po ashtu në Tërbun të Pukës, operacioni vijon me 30 efektivë të FA dhe dy helikopterë, ndërsa bëhet e ditur se zonat e banuara nuk janë në rrezik. Edhe në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Sipas ministrit Nufi, Priska është nën kontroll, ndërsa vatra në Vakumone është izoluar. “Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit....
Burimi:
vizionplus.tv