“Më speciale se herën e parë”- Real Madridi ndryshon plotësisht traditën, Murinjo firmos dhe prezantohet në heshtje!

“Më speciale se herën e parë”- Real Madridi ndryshon plotësisht traditën, Murinjo firmos dhe prezantohet në heshtje!

Real Madrid ka ndryshuar traditën e prezantimeve pompoze dhe ceremonive me mijëra tifozë në stadium. Klubi madrilen ka vendosur që të gjitha prezantimet e reja të bëhen me ceremoni private në ambientet e Valdebebas dhe ka filluar ato të merkatos së verës me Zhoze Murinjon. Në ceremoninë e sotme ishte i pranishëm presidenti Florentino Perez dhe presidenti i nderit Hose Martinez Pirri, të cilët panë teknikun duke nënshkruar marrëveshjen që do e mbajë në klub deri qershor 2029. “Ky është si një kthim në shtëpi. Emocionalisht, është edhe më e veçantë se hera e parë sepse atëherë bëhej fjalë për arritjen e majës së skenës botërore, dhe tani është një përvojë më emocionale dhe e përzemërt. Unë jam një nga ju, gjithmonë kam qenë, dhe...