Dosja e Ilir Shtufit kalon kufijtë, “eKathimerini” shkruan për përplasjen me drejtësinë shqiptare
Çështja e biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Selanik dhe i kërkuar nga SPAK, ka marrë jehonë edhe në mediat greke. “eKathimerini” i ka kushtuar këtë të martë një artikull një biznesmeni shqiptar 53-vjeçar të sektorit të ndërtimit dhe energjisë, të arrestuar më 12 qershor në Selanik. Të dhënat e publikuara përputhen me rastin e Shtufit, arrestimi i të cilit në të njëjtën datë u raportua edhe nga mediat shqiptare. Sipas “eKathimerini”, biznesmeni kundërshton akuzat e prokurorëve shqiptarë për pastrim të parave që dyshohet se burojnë nga trafiku i drogës dhe e konsideron çështjen të motivuar politikisht, duke pretenduar se është vënë në shënjestër nga kryeministri Edi Rama. Ky është pretendim i tij dhe jo një fakt i provuar nga autoritetet greke. Nga ana...
Burimi:
ntv.al