Vrasja e turistit në Ksamil/ Lala zbardh prapaskenat: Konflikti dyshohet se nisi për një vajzë

Vrasja e turistit në Ksamil/ Lala zbardh prapaskenat: Konflikti dyshohet se nisi për një vajzë

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka bërë publike detaje të reja nga hetimet për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç, pas konfliktit të ndodhur në kompleksin “Principotes” në Ksamil. Sipas Lalës, hetimet janë ende në zhvillim dhe mund të ketë masa të tjera ndaj personave që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Gazetarja deklaroi se konflikti dyshohet se ka nisur gjatë një feste në kompleks, ku viktima ndodhej së bashku me disa miq. Shkak i përplasjes, sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, dyshohet se është bërë një debat për një vajzë shqiptare. Në konflikt, sipas Lalës, është përfshirë edhe Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen. Gazetarja raportoi se Vata kishte mbetur i...