Kreshnik Spahiu: A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

Kreshnik Spahiu: A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

Nga Kreshnik Spahiu Vrasja e turistit portugez në Ksamil sapo ka mbushur titujt e mediave shqiptare. Pa dyshim, nesër mediat e huaja jo miqësore me Shqipërinë do të përhapin panikun në gjithë botën se në Shqipëri shkohet me rroba banje dhe kthehesh me arkivol. Në fakt, në shtetet e tyre ndodhin më shumë krime ndaj turistëve sesa në Shqipëri, por, ndryshe nga Shqipëria, mediat e tyre kanë kode për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e imazhit të tyre. Personalisht, kam përjetuar dy krime me viktima në Gjermani, por mediat gjermane nuk transmetuan asnjë lajm mbi ngjarjet. Kronika e zezë ka filtra etikë dhe përmbajtje profesionale. Rrugët e Barcelonës janë më të pasigurta se rrugët e Tiranës. Nata në Berlin është më e pasigurt se nata...