Ekstradimi i 5 të dyshuarve për vrasjen e Nikulajt merr kthesë/ Londër i hap rrugë Apelit të Shqipërisë

Ekstradimi i 5 të dyshuarve për vrasjen e Nikulajt merr kthesë/ Londër i hap rrugë Apelit të Shqipërisë

Drejtësia shqiptare ka marrë një zhvillim të ri në përpjekjet për ekstradimin nga Britania e Madhe të pesë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Një zëdhënëse e Gjykatës Supreme në Londër i ka konfirmuar, se gjykata ka pranuar kërkesën e shtetit shqiptar për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila më herët kishte bllokuar ekstradimin. Kërkesa për apelim është pranuar nga tre gjyqtarë të Gjykatës Supreme angleze, Lord Lloyd-Jones, Lord Burrows dhe Lady Rose. Në muajt në vijim pritet që kjo gjykatë të shqyrtojë nëse vendimi që bllokoi ekstradimin ishte i drejtë. Çështja lidhet me një problem procedural në dokumentet e ekstradimit. Në gusht 2024, Gjykata e Ekstradimeve në Londër kishte pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e...