Tre vite te “fqinjët”, mbrojtësi kthehet përsëri në “shtëpi” te klubi i Superiores – Balkanweb.com – News24
Laçi vijon të plotësojë organikën për sezonin e ri dhe ka përforcuar qendrën e mbrojtjes me një lojtar që e njeh mirë ambientin kurbinas. Elion Stafa rikthehet te Laçi, pas tre vitesh të kaluar në Fushë-Krujë, ku arriti të bëhej një prej lojtarëve kryesorë të Ilirisë. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar është një produkt i akademisë së Laçit. Stafa është formuar te klubi kurbinas dhe ka luajtur deri në ekipin U21, por nuk arriti të bëjë debutimin me ekipin e parë përpara se të largohej për të kërkuar më shumë hapësira. Tre vitet në Fushë-Krujë i kanë shërbyer për të fi tuar eksperiencë dhe për t’u konsoliduar në futbollin profesionist. Sezonin e fundit, Stafa ishte një prej futbollistëve më të spikatur të Kategorisë së Parë, paraqitje që ka...
Burimi:
gijotina.com