Vrasja e turistit në Ksamil/ Shkon në 12 numri i personave të arrestuar, mes tyre edhe efektivi Moisid Matushaj
Numri i personave të arrestuar në kuadër të vrasjes së ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil ka shkuar në 12. Një nga të arrestuarit është Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Dyshohet se 24-vjeçari ka ndihmuar autorin e krimit të rëndë Sokrat Vata të largohej nga vendngjarja, pas vrasjes së 20-vjeçarit. Bëhet me dije se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote” në zonën e Ksamilit. Nga ana tjetër në kërkim është shpallur edhe Bekim Bulica, i cili rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në...
Burimi:
gijotina.com