I afruar me bujë këtë verë nga Vllaznia, futbollisti përfundon jashtë grupit – Balkanweb.com – News24
Bruno Brajkoviç po kalon një situatë gjithnjë e më të vështirë te Vllaznia. Mbrojtësi kroat, i afruar gjatë kësaj vere me jo pak bujë dhe si përforcimi i parë i merkatos së kuqebluve, prej disa kohësh duket jashtë planeve të trajnerit Edi Martini. Pritshmëritë për 25-vjeçarin ishin të mëdha, por zhvillimet e fundit kanë bërë që statusi i tij në skuadër të ndryshojë ndjeshëm. Në ndeshjen e fundit kundër Vorës, Brajkoviç nuk ishte as në stol, një tjetër sinjal se mbrojtësi nuk po shihet si alternativë e afërt për formacionin. Ndërkohë, edhe në seancën e fundit stërvitore kroati është parë duke u stërvitur individualisht, i shkëputur nga pjesa tjetër e grupit. Ajo që bie në sy është se prej disa kohësh Brajkoviç nuk po merr...
Burimi:
gijotina.com