Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

Skandali/ Mbi 70 mln lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan, 10.5 milionë lekë u shfuqizuan pa justifikim

Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar njëkohësisht 10.49 milionë lekë gjoba të shfuqizuara në mënyrë të pajustifikuar. Sipas të dhënave nga agjencitë rajonale të Fierit, Beratit dhe Tiranës, gjatë periudhës së audituar janë vendosur 235 masa administrative me vlerë të përgjithshme 112.13 milionë lekë, por janë arkëtuar vetëm 41.923 milionë lekë. Diferenca prej 70.207 milionë lekësh, ose rreth 62.6% e vlerës së gjobave, ka mbetur e paarkëtuar. Pra, nga çdo 100 lekë gjoba të vendosura rezultojnë të mbledhura vetëm rreth 37 lekë. Fieri ka peshën më të madhe në vlerën e masave të vendosura. ARM Fier raporton 120 gjoba me vlerë 59.05 milionë lekë, nga...