VIDEO – Zjarret në malin e Terbunit në Pukë vijojnë aktivë, ndërhyjnë nga ajri dhe 2 helikopterë…
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon mbi situatën aktuale të zjarrit në Fushë-Lajë, në pyjet e Malit të Tërbunit, Bashkia Pukë.Situata e zjarrit vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm dhe në kohë reale nga drejtuesi teknik i operacionit dhe strukturat përgjegjëse të angazhuara në terren, nën koordinimin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.Në terren janë të angazhuara prej disa ditësh strukturat e MZSH Pukë dhe të shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu punonjës të shërbimeve vendore, banorë dhe vullnetarë të zonës, si dhe efektivë të MZSH Fushë-Arrëz.Për shkak të terrenit të thyer malor, temperaturave të larta dhe erës, si dhe për shkak të avancimit të situatës gjatë dy ditëve të fundit,...
Burimi:
sarandanews.com