Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 42 persona! Ndalohet edhe një oficer policie

Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 42 persona! Ndalohet edhe një oficer policie

42 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Miguel Mendez, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin “Principote” në Ksamil. Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes. Gjithashtu, pritet ndalimi i dy shtetasve turq që dyshohet se e kanë ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si dhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, është ndaluar Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së...