Taranto 2026/ Shqipëria me ekip të plotë në Lojërat Mesdhetare, delegacioni kuqezi synon disa medalje

Taranto 2026/ Shqipëria me ekip të plotë në Lojërat Mesdhetare, delegacioni kuqezi synon disa medalje

Në datat 21 gusht-3 shtator, në Itali do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Një event i rëndësishëm i sportit në rajon, ku Shqipëria do të përfaqësohet në Taranto me 70 sportistë. Ky është një nga delegacionet më të mëdha shqiptare në këtë kompeticion, me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm federatash dhe disiplinash sportive, ndaj dhe synohen shumë medalje. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në praninë e federatave sportive, organizoi ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar për ekipin kuqezi. Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi mbështetjen e madhe që sporti shqiptar ka marrë vitet e fundit dhe rezultatet që kanë ardhur si pjesë e këtij zhvillimi. Në Mesdhetare do të marrë pjesë edhe kombëtarja...