Vrasja e turistit portugez në kulmin e sezonit/ Balliu: Shqipëria kthehet në ‘xhungël’, krimi po bën ligjin
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar për situatën e sigurisë publike në vend, pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil. Në një postim publik në rrjetet sociale, Balliu e cilëson situatën alarmante dhe shprehet se krimi dhe pasiguria po marrin përmasa shqetësuese. Ai e lidh këtë situatë me degradimin e shtetit dhe depërtimin e krimit në institucionet publike. Balliu thekson gjithashtu se protestat kundër krimit nuk dëmtojnë turizmin, por pasiguria dhe mungesa e rendit dhe shtetit. Reagimi i plotë: Shqipëria pa siguri, pa polici, pa shtet Brenda pak ditësh, Shqipëria ka treguar se siguria publike praktikisht ka rënë. Një turist portugez vritet në Ksamil, në kulmin e sezonit turistik, ndërsa krimi dhe pasiguria po marrin përmasa alarmante. Ky është rezultat i degradimit të shtetit...
Burimi:
syri.net