“Çfarë nuk ke bërë që të shuash protestën”, Arlind Qori i dërgon një mesazh Edi Ramës
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori nuk ka munguar as këtë ditë të 79-të të protestës së qytetarëve, të cilët po vijojnë prej ditësh tanimë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të së gjithë klasës së vjetër politike. Teksa po përshkonte Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me protestuesit e tjerë, Qori dëgjohet teksa thotë që populli është i bindur edhe do të vazhdojë këtë “betejë” deri në fund, deri në arritjen e “Shqipërisë së re”. Sipas kreut të “Lëvizjes Bashkë”, kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka për të shuar këtë protestë, mirëpo ai u shpreh i vendosur se asnjë tentativë e kreut të qeverisë nuk do ta zhbëjë këtë lëvizje qytetare. “Edi Rama ka bërë gjithçka që të shuajë protestën. KA futur...
Burimi:
ntv.al