Turisti i vrarë shtetas portugez, arrestohet një polic dhe shpallet në kërkim pronari i “Principotes”

Turisti i vrarë shtetas portugez, arrestohet një polic dhe shpallet në kërkim pronari i “Principotes”

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku një turist i huaj humbi jetën pas një konflikti në ambientet e kompleksit “Principote”. Ndryshe nga informacionet e para, Policia ka sqaruar se viktima nuk ishte shtetas francez, por portugez. Ai është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i datëlindjes 27 shtator 2005. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 38 persona, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar përgjegjësinë dhe rolin e secilit person të përfshirë apo dëshmitar të ngjarjes. I dyshuari kryesor për vrasjen është 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë në kompleksin “Principote” përmes kompanisë së sigurisë “Elite Security”. Sipas të dhënave paraprake, në të njëjtin kompleks punonte si bodyguard edhe 24-vjeçari Moisid Matushaj. Dyshohet se konflikti nisi gjatë...