“U ndava nga gruaja për ju dhe shikoni si luani…”! Emocionet e forta të Pep Guardiolës, zbulohet shpërthimi i tij ndaj lojtarëve të Man City
Pep Guardiola ka përjetuar momente shumë të vështira edhe jashtë fushës së futbollit, ndërsa një pjesë e tyre janë zbuluar në dokumentarin e ri “A Beautiful Obsession”. Trajneri katalanas, gjatë një bisede me lojtarët e Manchester Cityt, ka folur hapur për divorcin nga Cristina Serra, me të cilën kishte kaluar rreth tri dekada. Guardiola u shfaq tejet emocional dhe pranoi se ndarja kishte ndikuar shumë tek ai. Ai u tregoi futbollistëve se ende e dashuron ish-bashkëshorten, por se mes tyre kishte humbur pasioni. “Jam i divorcuar nga gruaja më e bukur në botë. E dua jashtëzakonisht shumë, por kemi humbur pasionin”, ishte rrëfimi i tij para ekipit. Më pas, Guardiola e lidhi situatën e tij personale me futbollin, duke kërkuar nga lojtarët që të luanin...
Burimi:
sportekspres.com