Kristjan Asllani ngelet pa ekip! Askush nuk e kërkon shqiptarin nga Interi, do vendoset në fund të merkatos

Kristjan Asllani ngelet pa ekip! Askush nuk e kërkon shqiptarin nga Interi, do vendoset në fund të merkatos

Kristjan Asllani ka ngelur pa ekip. Mesfushori shqiptar ka pasur dy huazime që kanë përfunduar në një mënyrë shumë zhgënjyese. Një i tillë ishte te Torino në Serinë A dhe një tjetër larg Italisë, te Beshiktashi. Asnjë nga këto dy ekipe nuk zbatuan marrëveshjen për blerjen e kartonit të shqiptarit dhe Asllani është kthyer te Interi. Zikaltërit e kanë bërë të qartë për futbollistin e Kombëtares se nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe se duhet të largohet. Megjithatë sipas lajmeve të fundit, nuk ka ende një skuadër që kërkon të blejë kartonin e Kristjan Asllanit. Kështu mesfushori shqiptar mbetet ende në kërkim të një ekipi të ri dhe ditët e fundit të merkatos pritet që të jenë vendimtare për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/