85% i trupit i djegur nga zjarri në hotel/ Ministria e Shëndetësisë: Vajza do dërgohet në Turqi…

85% i trupit i djegur nga zjarri në hotel/ Ministria e Shëndetësisë: Vajza do dërgohet në Turqi…

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vajza 25 vjeçare që u plagos gjatë zjarrit që shpërtheu në hotelin ku ajo dhe familja pushonin në Vlorë, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi. MSH informon se e reja ka pësuar djegie në 85% të trupit. Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, Ana Dyrmishi do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi. Vajza 25 vjeçare qëndroi nën kujdes intensiv të ekipeve të terapisë intensive (ICU) në QSUT, por për shkak të zjarrit në hotel ka pësuar djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit dhe në Shqipëri mjekët nuk mund të...