“Vrasja në Ksamil dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit”/ Kikia: Rojet private nuk janë polici

“Vrasja në Ksamil dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit”/ Kikia: Rojet private nuk janë polici

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër pas vrasjes së turistit të huaj 20-vjeçar në Ksamil, duke e konsideruar ngjarjen jo thjesht si një krim të rëndë, por si tregues të një problemi shumë më të gjerë. Në një qëndrim në Facebook, Kikia ngre pikëpyetje mbi modelin e turizmit që po zhvillohet në disa prej zonave bregdetare, rolin e kompanive private të sigurisë dhe lidhjen mes strukturave të rendit dhe punës private si truproja. “Për çfarë duhen badigardët në një plazh?”, pyet Kikia, duke argumentuar se në rast të incidenteve në lokale, detyra e sigurimit privat duhet të kufizohet në nxjerrjen jashtë të personit problematik dhe njoftimin e Policisë kur situata bëhet e dhunshme. “Rojet private nuk janë policë!”, thekson ai. Kikia ndalet edhe te raportimet...