9 vatra zjarri në 24 orë/ 6 mbeten aktive, ushtria në terren me helikopterë e air tractor

9 vatra zjarri në 24 orë/ 6 mbeten aktive, ushtria në terren me helikopterë e air tractor

Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në vend deri në orën 14:00 të 18 gushtit, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera janë në monitorim. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjet në terren, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e zjarrit, me 50 efektivë të FA dhe një helikopter. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura, ndërsa operacioni i shuarjes vijon me 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor. Në Qafë Helmës, zjarri është fikur në krahun e Bulqizës,...